Pamjet e reja të publikuara kanë treguar një person që largohet nga konsullata saudite në Stamboll i cili dyshohet se ka veshtur rrobat e gazetarit të vrarë Washington Post, Jamal Khashoggi.
CNN publikoi pamjet të hënën, duke cituar një zyrtar turk që e identifikoi personin si Mustafa al-Madani, një anëtar i ekipit saudit prej 15 personash i dërguar në Stamboll që dyshohet se janë përgjegjës për vrasjen e gazetarit Khashoggi.
Oficeri i inteligjencës është filmuar nga kamerat e sigurisë në Stamboll duke ecur i veshur me rrobat e gazetarit i cili po të njëjtën ditë ishte vrarë i veshur me syze dhe një mjekër të rreme në një përpjekje të dukshme për t'i ngjar sa më shumë gazetarit, dhe shihet duke vizituar një sërë monumentesh në qytetin turk pas largimit nga konsullata, shkruan më tej Guardian.
Qëllimi ishte që pamjet e tij të kapeshin nga kamerat dhe të shpërndahen, duke forcuar pretendimet e bëra nga Arabia në ditët pas zhdukjes së Khashoggi më 2 tetor, se ai kishte lënë konsullatën i padëmtuar.
Po i njëjti burrë me rrobat e Khashoggi është parë në xhaminë e kaltër disa orë pasi gazetari është parë duke u futur në konsullatë më 2 tetor, kur edhe për herë të fundit është parë i gjallë.
Agjenti kishte përmasat trupore të ngjashme me ato të gazetarit Khashoggi, dhe 57-vjeçari ishte maskuar si “Khashoggi i rem“ me tendencën që të fsheh vrasjen e gazetarit.
Të shtunën vonë, pas disa javësh mohimi, sauditët pranuan për herë të parë se Khashoggi, një kritik i princit të kurorës Mohammed bin Salman, ishte vrarë pasi hyri në konsullatë për të organizuar dokumentet për martesën e tij. E fejuari i tij e kishte pritur atë në pjesën e përparme të ndërtesës.
Zbulimi erdhi në të njëjtën ditë kur pesë punonjës turq të konsullatës saudite në Stamboll po japin deklarata si dëshmitarë në një hetim për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, tha transmetuesi turk NTV të hënën.
Njëzet punëtorë të konsullatës, duke përfshirë edhe shoferin e konsullit, dhanë deklarata për prokurorët në lidhje me incidentin javën e kaluar, njoftoi më parë NTV. Prokurorët kërkojnë deklarata nga gjithsej 45 punonjës, tha CNN Turk.
Komentet e Ministrit të Jashtëm Saudit Adel al-Jubeir të dielën ishin disa nga më të drejtat por Riad, ka dhënë llogari të shumta kontradiktore rreth vrasjes së Khashoggi më 2 tetor, së pari duke mohuar vdekjen e tij dhe më vonë duke pranuar atë në mes të një presioni ndërkombëtar.
Jubejri e quajti vrasjen e Khashoggi një "gabim të madh dhe të rëndë", por kërkoi të mbrojë princin e fuqishëm të kurorës nga kritikat, duke thënë se Mohammed bin Salman nuk kishte dorë.
"Asgjë nuk mund të justifikojë këtë vrasje dhe ne e dënojmë atë në termat më të forta," tha Gjermania, Britania dhe Franca në deklaratën e tyre të përbashkët.
Në një fjalim të dielën, presidenti turk, Tayyip Erdogan, sugjeroi se po përgatitej të lëshonte disa informacione rreth hetimit turk dhe do ta bënte këtë në fjalimin e tij javor të martën për anëtarët e partisë së tij AK në pushtet.
Erdogan ka mbetur gjerësisht i heshtur për rastin, edhe pse gazetat pro-qeveritare të Turqisë kanë lëshuar informacion rreth ngjarjeve në konsullatë. Burime turke thonë se autoritetet kanë një regjistrim audio që dokumenton vrasjen e Khashuolës brenda konsullatës.



