Dronët rusë mbulojnë Kievin, Putin: Po krijojmë kushtet për paqe

Dronët rusë mbulojnë Kievin, Putin: Po krijojmë kushtet për paqe

Një nga sulmet më të mëdha me dronë që nga fillimi i luftës trevjeçare u krye nga Rusia mëngjesin e kësaj të dielë në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Një grua raportohet e vrarë, ndërsa dy civilë të tjerë të plagosur.

Ky sulm ku u përdorën  273 dronë vjen vetëm 24 orë pas takimit të të dyja palëve në Stamboll që kishin për qëllim një armëpushim dhe bisedime paqeje midis Ukrainës dhe Rusisë.

Dronët synuan kryesisht rajonin e Kievit, në Ukrainën qendrore, Donjetskut në lindje, sipas Forcave Ajrore të Ukrainës.

Vladimir Putin këmbënguli sot se dëshiron të “eliminojë” “shkaqet” e konfliktit në Ukrainë dhe “të garantojë sigurinë e Rusisë”. 

“Qëllimi i Moskës është të eliminojë shkaqet që shkaktuan këtë krizë, të krijojë kushtet për një paqe të qëndrueshme dhe të garantojë sigurinë e shtetit rus.”, tha Putin.

Bisedimet e para të drejtpërdrejta në tre vjet midis Rusisë dhe Ukrainës, të mbajtura të premten, nuk sollën armëpushimin e kërkuar nga Kievi dhe aleatët e tij. Negociatat 100-minutëshe në Stamboll rezultuan në një marrëveshje për shkëmbimin e  një mijë të burgosurve nga secila palë.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se do të flasë me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, të hënën.

Kievi, zona përreth tij dhe pjesa më e madhe e gjysmës lindore të Ukrainës ishin në gatishmëri për sulme ajrore. Njësitë e mbrojtjes kundërajrore u aktivizuan disa herë duke u përpjekur të sprapsnin sulmet, por jo viktimat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy