
Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Kuçovë, ndërkohë që katër persona janë shpallur në kërkim si autorë të dyshuar.
Rreth orës 23:30, të mbrëmjes së djeshme, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital, i plagosur me armë zjarri, shtetasi D.G., 24 vjeç, banues në Tiranë, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.
Si rezultat i punës hetimore profesionale intensive të bërë nga specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kuçovë në bashkëpunim me shërbimet e DVP Berat, u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorëve të dyshuar, shtetasve: L.S., 22 vjeç, A.Th., 22 vjeç, V.P., 23 vjeç, dhe A.T., 23 vjeç, të katërt banues në Kuçovë.
Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në lagjen “1 Maj”, Kuçovë, kanë plagosur me armë zjarri shtetasin D.G.
Aktualisht vijon puna për kapjen e 4 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



