Emri/ Vrasja e Jaurgen Dukës në market, arrestohet një person

Emri/ Vrasja e Jaurgen Dukës në market, arrestohet një person

Një ditë pas vrasjes së 29-vjeçarit Jurgen Duka, pas sherrit në një market në Tiranë, policia ka arrestuar një prej personave të përfshirë.

Burime policore bëjnë me dije se në pranga ka rënë 36-vjeçari Orges Drazhi, i cili, sipas bluve të kryeqytetit, ka qenë i pranishëm kur ka ndodhur konflikti, por nuk ka kallëzuar krimin.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Orgest Drazhi, 36 vjeç, pasi në rrugën “Irfan Tomini”, duke qenë prezent në konfliktin e çastit ku humbi jetën shtetasi Jurgen Duka, nuk ka kallëzuar krimin.

Ndërkohë nga shërbimet e Policisë, vijon puna intensive për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorit të krimit, shtetasit Arbër Sula.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në rrugën “Irfan Tomini”.  Konflikti fillimisht ka nisur mes viktimës dhe të riut që mban veshur bluzën e bardhe.

Ata kanë shkëmbyer fjalë dhe më pas në sherr janë përfshirë edhe 4 persona të tjerë. Pas konfliktit verbal, ka nisur edhe ai fizik, ku autori Jurgen Duka qëllon me grushte ndaj personit që e qëlloi për vdekje, i cili rezultoi të ishte efektiv policie në Dibër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy