Gazetari Arsen Rusta në një raportim për MCN Live lidhur me hetimet për skandalin e mikrokredive tha se në total janë 5400 subjekte të prekura, mes të cilëve qytetarë që u janë marrë pronar dhe u janë bllokuar llogaritë. Rusta bën me dije se disa banka të nivelit të dytë si ProCredit, Raiffaisen, Abi Bank dhe BKT, rezultojnë të përfshira, ku fillimisht kanë shitur kreditë e këqija dhe më pas i kanë investuar.
“Është vendimi i prokurorit Kondili për t’i drejtuar gjykatës për të marrë të pandehur një numër subjektesh, mes tyre edhe kompani. Rezulton që në krye të skemës qëndron i ndjeri Olsi Ibro, që ka ndërruar jetë. Është bashkëshortja e tij që do përballet me përgjegjësinë penale, Elda Ibro. Është përmbaruesi Arben Maksuti, për të cilin ka akuzë. Është Alban Kote, është Aldo Dako.
Janë 5400 subjekte të prekura, individë, qytetarë, që ju janë marrë nga pronat deri te bllokimi i llogarive. Është Albert Gega, Anisa Gjoka, Vasil Balkabashi, Iljana Lozi, Rigers Bejko, Helidon Xhindi, Fatos Alimadhi përmbarues, Lefter Canaj përmbarues, person juridik kompania Final. Është Ronald Deda, zyra përmbarimore TDR Group, Endri Myftari. Këta persona kanë përfituar përmes skemës së mashtrimit, vjedhjeve dhe falsifikimit të dokumentacionit, një vlerë të konsiderueshme monetare.
Kanë operuar me banka të nivelit të dytë duke blerë fillimisht portofolin e keq të mikrokredive, dhe i kanë investuar të mirat materiale në bono thesari dhe obligacione në banka të nivelit të dytë. Ka rezultuar të përfshirë ProCredit, Raiffaisen, Abi Bank dhe shumë banka të tjera, BKT, banka të nivelit të dytë si pjesë e shitjes fillimisht të kredive të këqija dhe investimit të parave po në këto banka duke blerë kredi të keqja”.



