FMN-Qeverisë: Koorporata e investimeve rrezikon sigurinë e pronës publike (VIDEO)

FMN-Qeverisë: Koorporata e investimeve rrezikon sigurinë e pronës publike (VIDEO)

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ritheksuar edhe një herë kritikat për sistemin tatimorë në Shqipëri. Ashtu si edhe në raportet e mëparshme FMN nuk pajtohu me tjetërsimin e disa kategorive nga taksat apo ulja e pragut të TVSH-së. Jan Kees Martijn, Shefi i Misionit për Shqipërinë ka bërë disa rekomandime për rritjen e konsolidimit fiskal.

“Ne konkretisht rekomandojmë që të bëhet një korrigjim që të arrihet përmes rritjes së të ardhurave fiskale sepse nevojat e mëdha që ka Shqipëria për infrastrukturë dhe zhvillim njerëzor nuk lejon shkurtime të mëtejshme të shpenzimeve. Rekomandojmë fuqizimin e sistemit tatimor nëpërmjet anulimit të masave që e fragmentojnë dhe dobësojnë bazën tatimore dhe nëpërmjet nivelimit të fushës së lojës për biznese”.

Në takimin e organizuar në Ministrinë e Financave, ku ishin të pranishëm ministrja Anila Denaj dhe guvernatori i Bankës Gent Sejko, shefi i misionit ka paraqitur shifra të ndryshme për borxhin publik nga ato që janë raportuar më parë nga institucionet vendase. Denaj pohoi se borxhi do të zbres në 65% në këtë vit ndërsa sipas FMN-së do të jetë më lart.

“Pavarësisht nga rënia gjatë viteve të fundit, borxhi publik vazhdon të jetë i lartë. Në rreth 69.9 % të PBB-së, përfshirë detyrimet e prapambetura në fund të vitit 2018, parashikohet të zbresë në 66.3% në fund të këtij viti. Në nivelin aktual të borxhit publik dhe të deficitit politika fiskale ka shumë pak hapësirë për të përballuar apo kompensuar tronditjen e negative. Gjithashtu rrisqet fiskale janë rritur edhe nga rritja e detyrimeve të kushtëzuara, siç janë ata që lidhen me PPP. Ne vazhdojmë t’ju bëjmë thirrje që të ndaloni së përdoruri ofertën e pakërkuar nga të gjitha sektoret”.

Po ashtu FMN rekomandon që të rishikohet edhe projektligji i Korporatës së Investimeve, pasi në draftin e parë janë konstatuar disa parregullsi që sipas minisionit, cënojnë sigurinë e pronës publike.

“Ne e kuptojmë që qeveria do të përmirësojë përdorimin aseteve të saj. Por, shqetësimi ynë lidhet me disa pika që nuk shkonin në draft, pasi duhet të kufizohen qartësisht risqet financiare. Duhet të saktësohej se cilat do të ishin instrumentat e mbikëqyrjes dhe se cili është kontributi i qeverisë”.

 Po ashtu është theksuar edhe një herë që të shuhen tensionet politike pasi kanë kosto për buxhetin, investimet dhe turizmin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy