Polonia përballë agresionit rus ndaj Ukrainës (VIDEO)

Polonia përballë agresionit rus ndaj Ukrainës (VIDEO)

Në historinë e Evropës, vështirë të gjesh një vend që pret jo pak, por 2 milionë refugjatë nga një vend tjetër evropian. Një vend që jo vetëm pranon refugjatë, por demonstron se është i gatshëm të dorëzojë të gjithë avionët e tij MIG-29 kundër luftës së Rusisë në Ukrainë. Sigurisht që në këtë luftë, Polonia është vendi i dytë pas Ukrainës që ka barrën më të madhe të luftës… Por ç’mund të themi për ndihmën që Polonia po i jep Ukrainës në këtë luftë dhe përkrahjes së deritanishme vendeve evropiane, NATO-s dhe SHBA-ve? Ambasadorja e Polonisë në Shqipëri, znj. Monika Zuchniak- Pazdan, thotë për MCN se mbështetje polake do të jetë konsistente.

Ne qëndrojmë me Ukrainën, si fqinjët e saj, si anëtare e NATO-s, si vend i BE. Nuk pajtohemi me asnjë veprim të Rusisë që minon integritetin e Ukrainës.

Çdo shtet ka të drejtë të mbrohet në rast agresioni. Polonia paraqiti një ofertë për transferimin e avionëve të saj MIG te pala amerikane. Megjithatë vendime të tilla i nënshtrohen bisedimeve. Prandaj tarnsferimi i mjeteve të tilla kërkon pëlqimin e gjithë anëtarëve të NATO-s.

Gjëja më e rëndësishme është mbështetja teknike dhe ushtarake për Ukrainën. Ne duam të sigurojmë që kjo mbështetje të jetë konsistente.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy