
Për deputetin Flamur Noka, aksioni i SPAK dhe masat e sigurisë për Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin janë një sulm politik, në vazhdën e përpjekjeve të vazhdueshme të qeverisë për të marrë peng opozitën ose për ta likuiduar atë.
Në një intervistë për MCN Tv, Noka tha se ky aksion ndodhi pikërisht në këtë kohë kur kanë dalë në dritë fakte për përfshirjen e Erion Veliajt në aferën e inceneratorit të Tiranës dhe riorganizimit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Sipas Nokës, prokurorja Minollai ka zhdukur dokumente ku faktohej që për lejen e ndërtimin ka firmosur Rama, Veliaj e Basha, e megjithatë sqaroi se Sali Berisha nuk ka firmosur asgjë.
Është thjesht një sulm politik në vazhdën e përpjekjeve të vazhdueshme 10-vjeçare ose për ta marrë peng opozitën ose për ta likuiduar atë. Është një hap i mëtejshëm i regjimit për të nënshtruar opozitën. Sulmi ndaj liderit të opozitës është një akt politik si të gjitha aktet e tjera dhe do kërkojë një përgjigje politike.
Berisha ka vetëm një faj që nuk është blerë, nuk është nënshtruar dhe nuk ka pranuar të bëjë ‘fake’ opozitën dhe që doli t’i prijë popullit opozitar në betejën kundër regjimit.
Ata po bëjnë gjithçka për ta nënshtruar opozitën.
Malltezi ka vetëm një faj, që është i pari ndër opozitarët që ka nisur sulmet ndaj inceneratorëve dhe ka zbardhur të vërtetën për vjedhjen e madhe të shekullit. Kjo periudhë nuk është rastësi se përkon me nxjerrjen në dritë të fakteve në përfshirjen e Veliajt në inceneratorin e Tiranës. Kjo periudhë përkon dhe me rigrupimin e grupit parlamentar të PD-së dhe vendosjen në një aksion të fortë. Këto bënë që regjimi të ngutej dhe të ndërmerrte këto hapa. Opozita duhej likuiduar dhe duhej emëruar mercenaro-opozita.
Procedurat e privatizimit të klubit “Partizani” i ka nisur qeveria Nano, ish-ministri Angjeli dhe me radhë. Klubi si pronë e Ministrisë së Mbrojtjes është hequr nga plani me firmën e një presidenti në kohën e socialistëve. Prona e klubit Partizani është hequr nga kompleksi dhe është dhënë për truall nga Rama. Leja e ndërtimit është dhënë nga Rama. Asgjë s’ka bërë Berisha. Leja e zhvillimit është dhënë nga Basha. Ka firmosur dhe Erion Veliaj. Millonai i ka zhdukur këto dokumente, këto nuk ekzistojnë. Në dosje ekzistojnë vetëm mllefe të ish-titullarëve të shkarkuarve. Ai Qirjazi një i korruptuar kokë e këmbë.
Është akuzë politike dhe jo juridike. Nuk ka bir nëne në Shqipëri t’i thotë Berishës që je i korruptuar. Millonai nxori të zbuluar SKAP-in.
Milloinai ka bërë kujdesin më të madh që t’i të zhdukë, nuk ekziston asnjë dokument për lejet e ndërtimit aty. As emri i Edi Ramës, as emri i Erion Veliaj, janë zhdukur. Nuk ekziston asnjë dokument i qeverisë socialiste në të cilin ka nisur i gjithë ky proces. Ku është firma e Berishës? Ka dhënë leje Berisha? Jo.



