E ardhmja e Shehit dhe Tirana e këtij sezoni, Halili i bindur: Nuk më shqetësojnë javët e para, do bëjmë më mirë

E ardhmja e Shehit dhe Tirana e këtij sezoni, Halili i bindur: Nuk më shqetësojnë javët e para, do bëjmë më mirë

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, është shprehur se nuk e shqetësojnë rezultatet e skuadrës në havët e para, ndërsa thotë se ka shumë besim të ekipi, se do të arrijë të korrë sukses këtë sezon.

Në një prononcim të dhënë për emisionin “Skaner” në MCN TV, Halili foli edhe për të ardhmen e Shehit, ku tha se është i bindur që do të qëndrojë te bardheblutë gjithë sezonin.

Katër javët e para nuk më shqetësojnë aspak. Kam një bindje të jashtëzakonshme, te skuadra te grupi, te trajneri. Është një skuadër shumë e mirë. Atë që është bërë në sezonin e kaluar, ishte një mrekulli. Kam bindjen se skuadra do shkojë para. Do kemi pak durim, jo shumë. Pas ndeshjes së radhës, do shikojmë skuadrën. Besoj se do kemi një ekip shumë të mirë. Unë flas vetëm për ekipin tim dhe kam bindje se skuadra do shkojë shumë para. Sulmi del shumë herë para porte, na duhet të bëjmë golin.

Largimi i Seferit? Ai ka pasur vlerat e mëdha. Kemi një modul loje tjetër, diçka ndryshe nga vjet. Topat kërkoheshin mbas shpine, ndërsa tashmë skuadra luan ndryshe. Kam shumë besim, se skuadra do shënojë më shumë se sezonin e kaluar.

Nuk them dot se jemi kandidatët kryesorë për titull. Ne kemi bërë një likuidim të rëndësishëm, që nuk e kemi bërë publik.

Jam i bindur që Shehi do të jetë gjithë sezonin trajner i Tiranës dhe nëse do dëshirojë, do jetë edhe vitin tjetër. Është shumë shpejt për të folur për titullin dhe skuadrat. Të gjithë duan të marrin futbollistë të mirë, por duhen financa. Kam shpresë që të bëj një marrëveshje të gjatë me Osmanin, që të mos më largohet. Kemi bërë një merkato të kujdesshme. Kam besim te lojtarët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy