Varianti indian i Covid-19 është përhapur në 53 territore 

Varianti indian i Covid-19 është përhapur në 53 territore 

OBSH ka publikuar një raport, ku tregohet sesi mutacioni Indian i Covid-19 është përhapur në 53 territore, me informacione të tjera të pakonfirmuara, që është zbuluar dhe në 7 vende të tjera. 

Raporti i së mërkurës i agjencisë internacionale të shëndetit tregoi, se varianti B.1.617, i cili u shfaq për herë të parë në Indi ka vazhduar të përhapet pavarësisht uljes së përgjithshme globale të numrit të rasteve dhe vdekjeve me koronavirus.  

Në javën e kaluar, të dhëna të ofruara nga OBSH-ja zbuluan se ka një rënie prej 14 për qind të rasteve të infektimit dhe një rënie me 2 për qind të rasteve të vdekjeve, kjo duke u krahasuar me periudhën e mëparshme 7 ditore në të cilën u numëruan 4.2 milion infeksione të reja dhe 84 mijë vdekje të reja botërisht. 

OBSH është duke hetuar ashpërsinë e mutacionit indian dhe rrezikun për tu infektuar prej tij, duke e ditur tashmë, që mund të transmetohet më shpejt se variantet e tjera.   

Sipas të dhënave të OBSH varianti indian është shfaqur në më pak vende se mutacionet e tjera të Covid-19. Mutacioni i Kent-it u shfaq në 149 territore, ai i Afrikës Jugorë në 102 territore dhe varianti i Brazilit në 59.  

Përveç variantit indian agjencia foli edhe për 6 variante të tjera, të cilat po monitorohen tani duke përfshirë një variant nga Shtetet e Bashkuara dhe tre të zbuluara në Brazil, Francë dhe Filipine./RT/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy