Policia turke arrestoi këtë javë 119 persona të dyshuar se i përkisnin grupit xhihadist Shteti Islamik.
Lajmin e bëri me dije këtë të premte, ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya.
Këta të dyshuar u arrestuan në 23 nga 81 provincat e vendit, duke përfshirë Stambollin, Ankaranë dhe Izmirin.
Që nga 1 qershori 2023, më shumë se 3,600 të dyshuar janë arrestuar në vend, sipas autoriteteve.
Disa nga këta anëtarë të dyshuar të ISIS u vendosën në Turqi pas rënies së "kalifatit" në vitin 2019.
ISIS, i cili ka kryer sulme vdekjeprurëse në vend (duke përfshirë sulmin në një klub nate në Stamboll ku humbën jetën 39 të vdekur në 2017), mori përgjegjësinë në fund të janarit për sulmin ndaj një kishe katolike në Stamboll gjatë një meshe, e cila la një të vdekur.



