“Lindja e Mesme në prag shpërthimi”, Borrell kërkon armëpushim urgjent në Gaza

“Lindja e Mesme në prag shpërthimi”, Borrell kërkon armëpushim urgjent në Gaza

“Lindja e mesme është në prag të një lufte me përmasa të panjohura më parë” paralajmëroi kryediplomati evropian Josep Borrell, ndërsa tensionet mes Izraelit dhe Iranit janë të larta.

“Tensionet vazhdojnë të përshkallëzohen në Lindjen e Mesme, duke e çuar rajonin në prag të një lufte me përmasa të panjohura. Të gjithë duhet të parandalojmë një tjetër katastrofë. Rruga përpara është krejtësisht konsensuale: armëpushim në Gaza, tani. Të gjithë ata që refuzojnë mos përshkallëzimin do të mbajnë përgjegjësi.”, tha Borrell.

Po ashtu, në Irak u godit një bazë amerikane ku u plagosën pesë ushtarakë. Deri më tani nuk ka informacion të saktë se kush hodhi raketën në bazë, ndërsa Pentagoni ka dërguar në rajon luftë-anije në rast përshkallëzimi mes Izraelit dhe Iranit. Milicitë iraniane në rajon janë aktivizuar duke sjellë shqetësim për Tel Avivin dhe Uashingtonin. Të gjitha kanalet diplomatike janë të hapur për të ulur tensionet, ndërkohë që Irani është zotuar për t’u hakmarrë për vrasjen e liderit të Hamasit Ismail Hanijeh.

Në Iran ka mbërritur ushtaraku rus Sergei Shoigu, teksa Republika Islamike kërkon që Organizata e Bashkëpunimit Islamik të mbështesë të drejtën për veprime hakmarrëse kundër Izraelit. Perëndimorët kanë angazhuar gjithashtu aleatët e tyre për të shtensionuar situatën. Mediet amerikane shkruajnë për mundësinë e një bombardimi disaditor të Izraelit nga fronte të ndryshme.

Lufta në Gaza vijon, teksa janë shtuar tensionet me Libanin dhe në Bregun e Pushtuar perëndimor. Hezbollahu dhe Izraeli kanë goditur njëri – tjetrin me raketa, por pa shkuar në përshkallëzim të madh të situatës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy