Acarimi Turqi-Greqi, Dendias do të takohet me Mike Pompeo

Acarimi Turqi-Greqi, Dendias do të takohet me Mike Pompeo

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, do të takohet me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, në Vjenë të premten.

Në një deklaratë, Ministria e Jashtme Greke tha "bisedimet do të përqendrohen në zhvillimet në Mesdheun Lindor në dritën e shkeljeve të përshkallëzuara të Turqisë".

Nuk ka detaje të tjera në lidhje me takimin e pritshëm.

Të martën, Dendias deklaroi se Greqia nuk do të pranojë një marrëveshje që është bërë fakt i kryer për Mesdheun Lindor dhe i bëri thirrje qeverisë turke të tërheqë anijen e saj kërkimore nga zona.

Ai shtoi se Ankaraja po provon se preferon diplomacinë me armë para një dialogu të ndershëm.

"Ne i bëjmë thirrje Turqisë që të largohet menjëherë nga shelfi kontinental grek", tha ai.

Një ditë më parë, Greqia ka kërkuar edhe një takim urgjent të Këshillit të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian për të diskutuar mbi çështjen në fjalë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy