Pano: “Kultura e ndalimit” ka hyrë në Shqipëri me paratë e organizatave dhe projekteve globaliste. Ka axhendë për shpopullimin

Pano: “Kultura e ndalimit” ka hyrë në Shqipëri me paratë e organizatave dhe projekteve globaliste. Ka axhendë për shpopullimin

Pastori Akil Pano tha në emisionin “Arnautistan” se ajo që njihet si “kultura e ndalimit” ka hyrë tashmë në Shqipëri përmes parave të organizatave dhe projekteve globaliste. Sipas Panos Shqipëria po ekspozohet përkundrejt axhendave globaliste dhe ata që janë për ruajtjen e traditës dhe konservatorizmit etiketohen si “arkaikë dhe të prapambetur”. “Kundërkultura po vepron në mënyrë të pabesueshme sot në botë. Kundërkultura i imponohet asaj që është kulturë në vendin tonë. Nëse është dikush si Akil Pano, Altin Goxhaj apo dikush tjetër që thonë duhet të ruajmë traditën, këta shihen si arkaikë dhe të prapambetur, si njerëz që u bien në hise apo më qafë atyre ‘të gjorëve’ që janë të ndryshmit tanë. Ne i duam të ndryshmit tanë. "Unë s’do bëja paqe me veten dhe me askënd që t’i lejoj dikujt tjetër, që t’i thotë djalit tim që ti je një vajzë e burgosur në trupin e një djali, dhe të fillonte terapitë hormonale dhe të shkonte drejt operacioneve kirurgjikale për ndryshimin e gjinisë! Kjo s’është kulturë. Është kundërkulturë. Madje është imperializëm kulturor. Unë s’kam fyer askënd, s’kam tallur askënd, s’kam përgojuar askënd, madje i kam përqafuar të ndryshmit e mi, edhe në kishë kur kanë ardhur”, tha Pano. Ai u shpreh po ashtu se ka një axhendë për shpopullimin në Shqipëri. “Kultura e ndalimit ka hyrë tashmë në Shqipëri, bashkë me paratë e organizatave të caktuara, me projektet globaliste. Shqipëria është një vend në Ballkanin Perëndimor ka marrë shumë nisma për ta ekspozuar popullatën e vet, edhe përkundrejt këtyre axhendave. Ka një axhendë që lidhet edhe me axhendën e shpopullimit në Shqipëri. Unë e kam përjetuar vet kulturën e ndalimit. Është realitet. Shpopullimi s’është konspiracion, është realitet”, shtoi ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy