
Niki Selmanaj mësuese anglishteje nga Korça, rrëfeu në studion e programit të mëngjesit në “Zgjohu me MCN”, fillimet e saj në muzikë dhe faktin se si nisi gjithçka në mënyrë autodidakte.
Selmanaj, e shkolluar për vite të tëra në Greqi, thotë se pasioni për muzikën greke kryesisht i nisi më vonë gjatë shkollimit të mesëm dhe u përforcua kur erdhi në kryeqytet, gjatë përfomancave live në klube dhe lokale muzikore.
Kam jetuar shumë vite jam rritur andej, kam kryer shkollën dhe them se e kam si gjuhën e nënës.
Jam e habitur dhe kam performuar muzikë greke por nuk e di se çfarë ka ndodhur vitin e fundit preferohet muzika, janë disa trende që kërkohen, është muzikë e bukur.
Muzika te unë ka nisur më vonë, mjaft e rritur në vit të dytë gjimnaz dhe ishte herë e parë dalja ime në skenë, në 2008 në Korçë dhe atje ka kritikuar me shqiptar dhe greke. Atje Zamira Kita, me ftoi, qe atje ngjita, ju bashkuam estradës së qytetit dhe çdo aktivitet morëm pjesë dhe aty vazhdova deri sa u transferova në Tiranë. Live-t i kam nisur intensivisht në 2018, pasi erdhi vajza në jetën time dhe pastaj nisi puna ime, si pa dashur, takova maestro Tani Xhaferi dhe bëja cover dhe pastaj mësova edhe Napolonin.
Kënga Magjike 2021 e para, ishte një dëshirë e imja, duke parë që kënga po ecte dhe thashë duhet, më ka ndihmuar për reklamë time dhe u prit mirë kënga.
Jo vetëm në Tiranë kemi performuar edhe në qytetet tjera, i duan serenatat, preferohen kudo.
Do të marrë pjesë në festivale, jam e interesuar. Kam bërë një këngë me motive jugu dhe ka dal bukur.
Mësuese e anglishtes dhe këngëtare ajo tregon se si arrin ti gërshetoj të dyja si profesione.
Kam studiuar për mësuese të gjuhës angleze. E ushtroj atë profesion gjatë ditës, kam nxënësit e klasës së tretë, janë shumë të mirë. Bëhet pak i vështirë fakti se për shkak se performojmë gjatë natës në klube, por që ndjehem mirë që arrij ta menaxhoj. Të mëson jeta, përshtatesh.
Jam fëmijë të klasës së tretë, janë të mirë.



