Vota e diasporës/ Celibashi: KQZ nuk ofron regjistrim në terren

Vota e diasporës/ Celibashi: KQZ nuk ofron regjistrim në terren

Tre muaj nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, Komisionari i Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, informoi sot se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk ofron asnjë lloj mbështetjeje për regjistrimin në terren.
Në një postim në rrjetet sociale, Celibashi tha se “e vetmja ndihmë dhe mbështetje për çdo votues nga jashtë ofrohet ekskluzivisht nga Qendra e Ndihmës pranë KQZ dhe vetëm përmes: thirrjeve telefonike, mesazheve në WhatsApp, chatbot-it dhe email-it zyrtar të KQZ”.


Regjistrimi i votuesve nga jashtë mund të kryhet vetëm nëpërmjet Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER), e cila mund të aksesohet në www.kqz.gov.al ose përmes aplikacionit zyrtar të KQZ për telefona smart.
KQZ nuk ka autorizuar asnjë person tjetër që, në emër dhe për llogari të institucionit, të angazhohet në procesin e regjistrimit të votuesve nga jashtë. Kushdo që konstaton persona që prezantohen si përfaqësues të KQZ në ambiente të tjera, jashtë institucionit, duhet ta denoncojë menjëherë rastin pranë organit të prokurorisë.


Përtej kësaj, KQZ siguron të gjithë votuesit nga jashtë se procesi i regjistrimit është në përputhje me të gjitha standardet e sigurisë të vendeve të Bashkimit Europian, duke e mbrojtur atë nga çdo interes, ndikim politik apo partiak.
“KQZ nuk ka autorizuar askënd tjetër që, në emër dhe për llogari të këtij institucioni, të angazhohet në procesin e regjistrimit të votuesve nga jashtë, as për brenda vendit dhe më shumë akoma as për jashtë vendit”, përfundoi Celibashi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy