Buxheti 2022 për peshkimin, Rama: Kemi rritur eksportin me 239% (VIDEO)

Buxheti 2022 për peshkimin, Rama: Kemi rritur eksportin me 239% (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Bujqësisë Frida Krifca do të prezantojnë këtë të shtunë, nga Durrësi, buxhetin 2022 për peshkatarët.

Gjatë prezantimit, Rama tha se sektori i peshkimit është bërë një faktor në tregun më të vështirë dhe të pasur të gjithë kontinentit.

"Ju sot jeni bërë faktor në tregun më të vështirë dhe të pasur të gjithë kontinent. Në gjitha vendet nordike ju jeni prezent. Sot ne presim që të mbyllet viti me 32 plus subjekte të lincesuara. Kemi 720 subjekte të formalizuara. Kemi rritur eksportin me 239%..", tha Rama.

Ndërkohë më tej Rama hodhi idenë për hapjen e një shkolle për specialistët e lartë në sektorin e peshkimit.

“Na duhet një shkollë për specialistët e lartë. Duhet të ndërtojmë shkollën profesionale në shërbim të industrisë dhe të jetë e lidhur me praktikën. Tre ditë në klasë dy ditë në anije. Duhet të fillojmë punën dhe të përcaktojmë vendin e duhur për shkollën. Duhet të kemi një gjeneratë të re ajo që do të marrë stafetën nesër në drejtimin e anijeve."

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy