“Nisni ditën pozitivisht”/ Hipnoterapistja Valentina Rexhaj ndihmon njerëzit të shërojnë ankthin dhe depresionin

“Nisni ditën pozitivisht”/ Hipnoterapistja Valentina Rexhaj ndihmon njerëzit të shërojnë ankthin dhe depresionin

Valentina Rexhaj, hipnoterapistja e njohur shqiptare në botë e ftuar në ‘Zgjohu me MCN’ ka treguar për ndihmën që ajo u jep njerëzve të shërojnë ankthin, depresionin dhe sëmundje të tjera.

Ajo ka treguar se rruga e saj drejt dijes dhe hipnetaripisë ka nisur me kalimin e viteve pasi ajo vetë është rritur në një familje me 9 fëmijë në mes të varfërisë ku nuk ka munguar as dhuna psikike dhe fizike nga babai i saj.

Sipas saj ajo që çdo njeri duhet të bëjë është të kujdeset për shëndetin e tij mendor dhe ta nisë ditën me pozitivitet.

Çdo ditë kur ngrihem e nis duke bërë falënderime për një ditë më shumë jete, mundohem ta nis me energji. Është ritual që krijohet me kalimin e kohës, duhet ta përpunosh energjinë që ajo më pas të dominoj tek ne.

Meditimi, sporti që në mëngjes mendoj se gjithkush duhet ta bëjë prioritet shëndetin e tij mendor dhe disa kërcime, por dhe duke i folur pozitivisht vetes së vet, si faleminderit, sot ka për të qenë një ditë e bukur etj etj dhe jo ta nisim ditën direkt në punë apo me rrjetet sociale, kjo është gjëja më e gabuar që bëjnë njerëzit sapo zgjohen.

Pas një ore nga zgjimi do ishte mirë që mund të kapje telefonin. Duhet të kemi kontroll mbi emocionet tona, duhet të shohim anën pozitive.

E para nuk duhet askush, asnjë person që jep shpresë tu thotë njerëzve se marrim përgjegjësinë se i shërojmë, ne mund ti prekim frekuencat, duhet ti kujtojmë atyre fuqinë e brendshme që ata kanë se çfarë mund të bëjnë dhe për ti ndryshuar mendimet edhe bindjet që sëmundja të mos ketë vend aty.

Duhet të kuptojmë dhe të marrim mësim për sëmundjen që na shoqëron dhe ta luftojmë atë. Kam pasur një rast që i është thënë një pacientit tim se nuk kund të ecësh më, ndërkohë që me fuqinë e mendjes së vet ai ka mundur të ecë sërish.

Duhen shumë gjëra bashkë, terapia, ushqimi, fizioterapia. sheqeri nuk është i mirë, ndërsa frutat dhe perimet janë të mira, çdo ngjyrë ka frekuencën e vetë,.

E gjithë kjo dhunti më ka ardhur nga një jetë e vështirë që kam përjetuar në fëmijëri, ku kemi qenë 9 fëmijë dhe jemi rritur mes varfërisë, por dhe jam dhunuar psiqikisht dhe fizikisht nga babai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy