SPAK i arrestoi për shkallën e zjarrfikëses, jepen masat e sigurisë për të arrestuarit

SPAK i arrestoi për shkallën e zjarrfikëses, jepen masat e sigurisë për të arrestuarit

Lihen në fuqi masat për të arrestuarit për tenderin 7 milion lekë në Bashkinë e Durrësit.

Mësohet se trupa gjykuese ka vendosur  “arrest në burg” për shtetasit: Patriot Beqaraj, Gjergj Markola, Indrit Matmuja, Adriatik Velaj, Muhamed Likaxhiu, Artan Taho, Riza Sulaj, Albion Bushi.

Ndërsa masa “arrest në shtëpi” është dhënë për shtetasen Lulzime Rami administratore e shoqërisë R&R Group sh.p.k. dhe “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për Elona Ramin, pronare e kompanisë R&R Group sh.p.k.

Pasi u tërhoq për vendim GJKKO konfirmoi kërkesën e prokurorisë për lënie në fuqi të masave të caktuara.

Mësohet se tenderi në fjalë ka të bëjë me autoshkallët e makinave të zjarrëfikëses me vlerë të fondit limit prej 7 mln lekësh të reja.

Sipas SPAK, këta punonjës të Bashkisë së Durrësit dyshohet se kanë favorizuar në tendera dy kompani që merrnin pjesë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy