
Aktivisti Pano Soko në studion e ‘Të Pa ekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar lidhur me përplasjet e ndodhura të 5 Maji për të cilën u shpreh se pas asaj që po ndodh atje përfshihen kullat që pritet të ndërtohen.
Ai tha se hartimi i një lani ku pritet të prishen 700 shtëpi të sjell në mendje se ajo zonë aty do të kthehet në një zonë me potencial të madh ekonomik dhe sipas tij kjo ka rënë në syrin e pushtetit. Soko tha se rindërtimi nga tërmeti është një justifikim, pasi Tiranë ka mjaft hapësira të tjera për ndërtime pa krijuar drama familjare.
Aty do ndërtohen kulla, kaq se këtu fillon dhe mbaron s’ka histori të madhe kjo histori. Plani që duhet të rehabilitonte njerëzit nga tërmeti, ka pasur me qindra variante të tjera që mund të ndërtonte në zona që nuk ndikonin tek jeta e banorëve ekzistues dhe natyrisht gjetja e një zone të tej populluar dhe hartimi i një plani ku do të prishen 700 shtëpi praktikisht të sjell në mendje faktin që ajo zonë aty ka një projekt për tu zhvilluar dhe të kthehet në një zonë me potencial ekonomik shumë të favorshme dhe ka hyrë në syrin e atyre që ka pushtet. Do të kthehet në një zonë shumë të mirë, justifikimi është rindërtimi, por nëse ka nevojë për rindërtim Tirana ka shumë hapësira të tjera dhe nuk ka nevojë të krijojë drama në historinë e familjeve shqiptare për të zgjidhur historitë e ca familjeve të tjera. Shqiptarë ata shqiptarë këta. Drama krijohet se zhvillimi që do të marrë ajo zonë do ta ekuivalentojë vlerën që ka sot pasuria rezidenciale e asaj zone me vlerën që kanë zonat më afër qendrës së qytetit. Kështu që ky është një plan projekt që ka nisur për të përfituar disa individë që kanë përfituar gjithmonë.



