Thatësirë rekord në Spanjë, në Katalonjë nuk ka rënë shi prej 32 muajsh

Thatësirë rekord në Spanjë, në Katalonjë nuk ka rënë shi prej 32 muajsh

Spanja po përjeton thatësirën më të madhe në 70 vitet e fundit. Mungesa e shiut dhe temperaturat rekord në prill, ku javën e kaluar pothuajse në të gjithë vendin luhateshin midis 30 dhe 40°C po thajnë vatrat ujore, në disa raste nën 25% të kapacitetit të tyre, dhe kërcënojnë furnizimin me ujë të popullatë.

Një e katërta e vendit është në gjendje alarmi dhe parashikimet e motit nuk japin shumë shpresë, pasi deri në mesin e majit nuk do të bjerë shi në pjesën më të madhe të gadishullit Iberik, madje edhe në muajt në vijim reshjet do të jenë ndoshta të pakta dhe sporadike.

Aq sa autoritetet e Katalonjës, ku nuk ka rënë shi për 32 muaj njoftojnë se zona e Barcelonës, me mbi gjashtë milionë banorë, mund të hyjë në emergjencë deri në shtator, nëse parashikimet konfirmohen.

Sektori i bujqësisë u godit rëndë, veçanërisht në rajonet jugore. Dhe thatësira bëhet menjëherë një çështje politike, në funksion të zgjedhjeve lokale dhe rajonale të 28 majit dhe zgjedhjeve të përgjithshme të dhjetorit.

Sulmet nga presidenti rajonal i Partisë Popullore në Andaluzi kundër Kryeministrit socialist Pedro Sanchez janë tejet agresive.

“Kemi një problem brutal të ujit”, paralajmëroi Juanma Moreno të dielën e kaluar, duke nënvizuar se “pa ujë nuk ka bujqësi, nuk ka mbarështim pa ujë nuk ka punë në shumë rajone dhe komuna të Andaluzisë dhe pa ujë shumë qytete do të vdesin”.

Prandaj, ai i kërkoi Sanchez-it që ta trajtonte seriozisht problemin.

Në rrezik shumë të lartë, në veçanti është kultivimi i orizit, 60% i rritur në provincën e Seviljes, por edhe i domateve dhe frutave. Edhe demi luftarak, emblema e Spanjës, rrezikon të zhduket për shkak të thatësirës.

“Me këtë ritëm do të zhdukemi”, denoncojnë fermerët.

Kostot janë dyfishuar për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe energjisë për shkak të luftës në Ukrainë dhe mungesës së ujit, sipas presidentit të Asociacion de Ganaderias de Lidia.

“Është e tmerrshme, kafshët tashmë kanë ngrënë atë pak bar që ka në fushë dhe ne jemi të detyruar të blejmë ushqim dhe foragjere për të ushqyer bagëtinë”, tha Maria Jesus Gualda për agjencinë e lajmeve Efe.

Pse nuk bie shi në Spanjë? Arsyeja është ngecja e një kreshte anticiklonike në Gadishullin Iberik e cila po largon stuhitë. Situata nuk do të ndryshojë në afat të shkurtër, sipas parashikimit të motit nga Aemet (Agjencia shtetërore meteorologjike). Në ditët në vijim vetëm krahinat veriore do të kenë reshjet e shumëpritura, por ende shumë “të pakta”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy