
Izraeli po lufton me zjarret e mëdha që kanë pushtuar pjesën qendrore të vendit, për shkak të të nxehtit të menjëhershëm.
Temperaturat në Jeruzalem arritën në 37.5 gradë, kurse në një zonë pranë Tel Avivit arriti 43.5 gradë celsius, sipas Shërbimit Meteorologjik të vendit.
Forcat e shpëtimit janë përqendruar në pjesën e pyllëzuar mes Jeruzalemit dhe Tel Avivit Jerusalem and Tel Aviv. Rreth 3,500 banorë të disa qyteteve të vogla të vendit janë detyruar të largohen.
I nxehti pritet të vazhdojë, prandaj kryeministri i vendit, Benjamin Netanyahu, ka kërkuar ndihmë nga vendet fqinje në rast përkeqësimi të situatës.



