E djathta e qendrës në Rumani dhe kryeministri Ludovic Orban kanë gjasat që mbajnë pushtetin pas zgjedhjeve të sotme legjislative.
Ndërsa gara kokë më kokë mes liberalëve dhe social demokratëve vazhdon, forca e tretë politike në vend, Usr-Plus, një formacion i moderuar i orientuar nga qendra e djathtë, llogaritet të ketë marrë midis 15% dhe 16% sipas rezultateve të sondazheve.
Të gjithë vëzhguesit besojnë se liberalët e PNL – rreth 29% - do të krijojnë një aleancë me Usr-Plus. Partia Social Demokrate rezulton kryesuese nga të dhënat e para, me 30.5%.



