Presidenti iranian Masoud Pezeshkian akuzoi sot presidentin amerikan, Donald Trump, se po përpiqet të “gjunjëzojë Republikën Islamike”.
Deklarata e tij u bë në një fjalim me rastin e 46-vjetorit të revolucionit që përmbysi monarkinë Pahlavi.
“Trump thotë ne duam të flasim me Iranin dhe... Nënshkruani në një memorandum të gjitha komplotet për të gjunjëzuar Revolucionin tonë”, tha Pezeshkian, duke iu referuar një teksti të nënshkruar të martën e kaluar nga Presidenti amerikan i cili parashikon sanksione të reja kundër Iranit.



