Ariana Grande me album të ri, “Eternal Sunshine” pritet të publikohet në 8 mars

Ariana Grande me album të ri, “Eternal Sunshine” pritet të publikohet në 8 mars

“Eternal Sunshine” titullohet albumi i ri i këngëtares Ariana Grande, i cili pritet të vijë së shpejti për publikun.

Këngëtarja ndau këtë të enjte një video në rrjetet sociale, ku tregon paraprakisht për videot e albumit të ri. Për herë të parë, albumi mban markën e “Republic Records”.

Doja të përfshija ekipin tim, të gjithë në Republic, sa më shpejt të jetë e mundur, sepse gjërat po ndodhin shumë më shpejt sesa ndodhin zakonisht.

Disa nga këngët janë vërtet sentimentale, ndërsa këngë të tjera janë më argëtuese, në stilin e zakonshëm të Grandes.

Jam nervoze! Doja ta ndaja me ju këtë. Është një lloj albumi koncept, sepse është ndryshe dhe në të dalin në pah pjesë të së njëjtës histori, të së njëjtës përvojë.

Grande bën me dije se filloi të punonte për albumin kur nisën grevat e shkrimtarëve dhe aktorëve dhe ndaluan xhirimet për "Ëicked" të Jon M. Chu, ku ajo luan rolin e Glindës.

Këngëtarja tha se punoi me shkrimtarin dhe producentin Max Martin për disa javë dhe kaloi pak kohë vetëm në studion e regjistrimit, ndërsa shtoi se krijimi i albumit “ishte shumë i shpejtë”.

Muajin e kaluar, Grande publikoi këngën e saj të parë pas disa vitesh, "Yes, And?", e cila debutoi në numrin 1 në Billboard Hot 100. Albumi i saj i ri “Eternal Sunshine” pritet të dalë më 8 mars.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy