
Ata që hanë mëngjes çdo ditë janë më të dobët dhe kanë më pak gjasa të shtojnë peshë me kalimin e kohës. Studimi i kryer nga klinika Mayo arrin në përfundimin se të lësh mëngjesin për të reduktuar numrin e kalorive nuk është ide e mirë.
Studimi i kryer me 350 të rritur konkludoi se ata që hanë mëngjes kanë bel më të hollë dhe brenda dekadës së ardhshme nuk shtojnë me shumë se 1.3 kg, ndërkohë që ata që nuk hanë mëngjes shtojnë mesatarisht 3.5 kg, kryesisht në zonën e barkut.
Studiuesit thonë se nuk e kanë ende të qartë se si mosngrënia e mëngjesit ndikon në shtimin e kileve me kalimin e kohës. Ata thonë se ka gjasa që arsyeja të jetë përfshirja e më shumë drithërave dhe frutave në dietën ditore, nëse konsumohet mëngjesi.
Studimi është prezantuar të dielën e shkuar në takimin e përvitshëm të Biologjisë Eksperimentale në San Diego.



