Franca tashmë ka presidentin e saj të ri dhe ai është Emmanuel Macron.
Kandidati i pavarur i qendrës, fitoi 65.1 për qind të votave në raundin e dytë të votimit në zgjedhjet presidenciale të cilat u mbajtën gjatë ditës së sotme.
Ai mposhti bindshëm ekstremisten e djathtë, Marine Le Pen, që moi vetëm 35.9 përqind të votave.
Edhe Exit-poll-et e realizuara nga Ipsos, Ifop dhe BVA kishin parashikuar fitore bindëse të Macron ndaj udhëheqëses së Fronit Kombëtar, ekstremistes së djthatë, Marine Le Pen.
E ndërkohë Marine Le Pen, ka pranuar humbjen në zgjedhje dhe ka uruar fitoren e kundërshtarit të saj Emmanuel Macron.
Në daljen para mbështetësve të saj, Le Pen ka thënë se francezët kanë zgjedhur “vazhdimësinë”.
Macron në këto zgjedhje garoi me një platformë pro-evropiane, ndërkaq, nacionalistja anti-migrantëve, Marine Le Pen kërkonte që Franca të dilte nga Bashkimi Evropian dhe të braktiste monedhën euro.
Macron së bashku me bashkëshorten e tij Brigitte, votuan në qytetin Le Tourquet në veri të Francës.
Në këto zgjedhje, kanë pasur të drejtë vote 48 milionë banorë të Francës.
Ata kanë mundur të votojnë në 66 mijë qendra të votimit.
Rreth 50 mijë zyrtarë policorë janë kujdesur për sigurinë e qytetarëve të Francës, në ditën e zgjedhjeve.



