ISIS merr përgjegjësinë e sulmit në Mançestër

ISIS merr përgjegjësinë e sulmit në Mançestër

ISIS ka marrë përgjegjësinë e sulmit në Manchester Arena ku humbën jetën 22 persona dhe mbi 50 të tjerë mbetën të plagosur.

Lajmi është publikuar nga angjencia e lajmeve të Shtetit Islamik Amaq, e cila thotë se një anëtar i saj ka kryer sulmin.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e të hënës, në fund të koncertit të  këngëtares amerikane Ariana Grande.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë policia ka arrestuar një 23-vjeçar, si i dyshuar në këtë sulm.

Kryeministrja e Britanisë së Madhe  Teresa May ka ngushëlluar të gjithë familjarët e viktimave teksa në orën nëntë mbajti një mbledhje të jashtëzakoshme të Komitetit të Emergjencës.

“Ne jemi duke punuar për të kuptuar të gjitha detajet e asaj që nga policia po trajtohet si një sulm i tmerrshëm terrorist”, ka thënë May përmes një deklarate për media.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy