Banksy humb betejën ligjore për të drejtat e autorit për shkak të anonimatit

Banksy humb betejën ligjore për të drejtat e autorit për shkak të anonimatit

Artisti i njohur i rrugës nuk mund të mbajë të drejtat e pronës intelektuale të punës së tij pasi nuk mund të njihet në mënyrë të padiskutueshme si pronari i tyre i vetëm për shkak të anonimatit të tij të plotë. Ky është vendimi i një autoriteti evropian që shqyrton pronësinë intelektuale.

Banksy e ka humbur gjyqin përballë një kompanie që prodhon kartë-vizita, Full Color Black, e cila kërkoi të përdorte imazhin e murales Flower Thrower (hedhësi i luleve), që ai ka pikturuar në Jeruzalem. Zyra e Bashkimit Evropian për Pronësinë Intelektuale (EUIPO) doli në krah të kompanisë, duke argumentuar se artisti nuk mund të identifikohet si pronari i padiskutueshëm i veprës - dhe, po kështu, edhe imazhi i saj - pasi identiteti i autorit nuk dihet.

"Banksy ka zgjedhur të mbetet anonim dhe, për pjesën më të madhe, të pikturojë mbishkrime në pronën e njerëzve të tjerë pa lejen e tyre, në vend që t'i pikturojë në kanavacë ose në pronën e tij", tha juria.

Përfaqësuesit ligjorë të artistit që preferon të identifikohet vetëm si Banksy regjistruan një markë tregtare të BE-së për imazhin “Flower Thrower”, në vitin 2014. Sidoqoftë, marka tregtare u kundërshtua nga Full Color Black, duke e shtyrë artistin të krijonte një dyqan dhuratash me emrin Bruto Domestic Product në Croydon, në jug të Londrës, në vitin 2019. Vetë artisti tha në atë kohë se praktikisht e vetmja arsye pas themelimit të dyqanit, i cili shiste vetëm online, ishte të fitonte debatin e markës tregtare.

Paneli, megjithatë, përfundimisht konkludoi se kjo nuk e ndihmoi rastin e tij, por në të vërtetë minoi kauzën e artistit. Qëllimi i Banksy "nuk ishte të përdorte markën si një markë tregtare për të komercializuar mallrat ... por vetëm për të “rrethuar” ligjin. Këto veprime nuk janë në përputhje me praktikat e ndershme”, tha EUIPO.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy