Ky është një moment historikë për presidenti i zgjedhur, Donald Trump i cili sapo ka arritur në Shtëpinë e Bardhë bashkë me bashkëshorten e tij, Melania.
Në hyrje të Shtëpisë së Bardhën, presidenti i zgjedhur i cili do të bërë sot betimin presidencial në orën 17:00, u prit nga Presidenti Barack Obama.
“Më vjen mirë që u takuam. Urime”, i tha Obama Trumpit në hyrje të Shtëpisë së Bardhë.
“Fantastike”, ia ktheu Donald Trump.
Të pranishëm në ceremoninë e inaugurimit është edhe ish-presidenti i SHBA’së Bill Clinton me bashkëshorten e tij.



