Samiti i Ukrainës në Tiranë/ Kalemaj: Lidhja e Shqipërisë me planin ndërkombëtar është thelluar

Samiti i Ukrainës në Tiranë/ Kalemaj: Lidhja e Shqipërisë me planin ndërkombëtar është thelluar

Dy vite nga nisja e sulmeve ruse në Ukrainë, në Tiranë në 28 shkurt do të mbahet edhe një samit, ku pritet të jenë të pranishëm edhe lider të tjerë të Evropës juglindore. Për herë të parë në Shqipëri do të jetë i pranishëm dhe presidenti i Ukrainës Volodimir Zelensky.

Lidhur me këtë politologu Ilir Kalemaj në studion e lajmeve në MCN TV u shpreh se është thelluar lidhja e Shqipërisë me planin ndërkombëtar dhe se dezinformomi rus ka krijuar narrativa që nuk ekzistojnë.

Ai tha se narrartiva e krijuar është e papërshtatshme, debatet janë absurde dhe e vendosin gjeopolitikën në kohë dhe hapësirë. Sipas tij kërcënimi rus nuk është vetëm ndaj Ukrainës, ndërsa theksoi se situata faktike kushtëzon bisedimet për paqe.

Intervista e plotë

1-Z. Kalemaj, si e lexon mbajtjen e një samiti për Ukrainën në Tiranë ku për herë të parë do të jetë fizikisht dhe presidenti Volodimir Zelensky dhe pse sipas jush është vendosur Tirana si vend pritës?

Natyrisht që Zelensky ka qenë shumë prezentë në mediat ndërkombëtare dhe nëpërmjet simbolikës së veshjeve të tij, thirrjet drejtuar krerëve të shtetit, Rama që ka shkuar e ka vizituar në Kiev dhe normalisht do ta ketë bërë dhe ndonjë ftesë në këmbim siç është dhe samiti që do mbahet tani kjo dhe për faktin se në të gjitha kapacitetet që Shqipëria ka pasur gjatë kësaj kohe është thelluar dhe më shumë lidhja me planin ndërkombëtar. Shqipëria ka qenë gjithmonë prezentë me aleatët në zonat që ka pasur konflikte.

2-Ndërkohë sot bëhen dy vite nga nisja e sulmeve ruse mbi Ukrainë. Cila ka qenë sipas jush politika e ndjekur nga BE dhe SHBA për të qetësuar situatën mes dy palëve?

Dezinformomi rus ka bërë shumë për të krijuar narrativa që nuk ekzistojnë. Në Shqipëri pa ditur faktet ndonjëherë nxitojnë për të dhënë mendime, por po të shohësh narrativën që ka krijuar Kremlini është jo e përshtatshme për veshët dhe sytë e një dëgjuesi mesatar. E para sepse zhytet në histori ndërkohë që s’ka relevancë për atë që kanë ndodhur dy vitet e fundit. Ukraina sot nëse para luftës ishte 18% rus etnik pjesa tjetër ukrainas, sot ka mundësi që mbi 90% do dalin ukrainas. E treta ka ndryshuar dramatikisht narrativa, vetë Putin ka thënë se po luan dezanifikim, kjo s’ka asnjë sens logjik. Mund ti thuash komedian por ti thuash nazist kjo s’ka kuptim. Pastaj thotë që kjo është luftë për të marrë Ukrainën dhe t’ja bashkojë Rusisë. Këto janë debate që s’kanë të bëjnë me historinë. Pastaj del dhe thotë se kjo është luftë që perëndimi bën ndaj Rusisë. Këto janë narrativa të kundërta me njëra tjetrën dhe s’ka logjikë ti pranosh këto. Janë shumë faktorë në lojë mendoj dhe kjo është një narrativë bajate që në rrethet perëndimore të gjithë bien dakord dhe kjo ka çuar në unifikimin e vendeve anëtare të NATOs dhe ritmit tjetër përshpejtues për hapjen e negociatave pikërisht në këtë optikë të kërcënimit rus që nuk është vetëm ndaj Ukrainës por po shpërhapet dhe në vende të tjera në përpjeke për destabilitet.

3-Sa mendoni se mund të zgjasë ky konflikt dhe sipas jush a e ka ndryshuar rrjedhën e gjithë zhvillimeve globale?

Ka një veçanti është e para luftë ndërshtetërore dhe si e tillë përmasat që ajo ka dhe vëmendjen botërore është se ajo ndodhet në kufi me Poloninë dhe bëhet fjalë për Ukrainën që deri vonë ka qenë fuqia e tretë bërthamore, traktati i arritur në atë kohë është shkelur me të dyja këmbët dhe kemi të bëjmë me një akt agresioni rus të pashembullt dhe tani ajo është fuqi agresive nukleare.

4-Në samit do të jetë pjesë edhe  presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ndërsa nga Turqia përmes një videomesazh do të jetë edhe presidenti Rexhep Taip Erdogan. Rolin e këtyre dy shteteve si e ke parë në këto dy vite?

Natyrisht është diferencë themeltare mes dy shteteve, Turqia është vend kryesor edhe në traktate të mundshëm dhe kontrollon ngushticën e Dardaneleve. Erdoan ka bërë të mundur paktin për kalimin e grurit për furnizimin e vendeve të botës së tretë, pra Turqia është i rëndësishëm gjeopolitikisht. Ndërsa Serbia është i vetmi vend që s’ka vendosur asnjë sanksion ndaj Rusisë. Pastaj kemi përpjekje për destabilizm, pra janë shumë faktorë.

5-Besoni se në muajt në vijim Ukraina do të jetë e detyruar të pranojë disa nga kushtet e vendosura nga Rusia?

Tani situata faktike dhe e raportit të forcave në territore kushtëzon dhe bisedimet për paqe. Ukraina ka thënë se nuk pranon të diskutojë për territoret dhe pse për Krimenë mendoj se mund të jetë diçka e negociueshme mes palëve. Sa i përket perspektivës evropiane mendoj se janë pikat kryesore ku do vërtitet një bisedë për ti dhënë fund këtij konflikti ndërshtetëror. Dy forma të tjera alternative janë pushtimi i plotë ose tërheqja e palëve që ka shumë pak gjasa të ndodhë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy