Pula: Tritoli në dyqanin e MCN u vendos 6 orë para shpërthimit. Një person po mbahet nën vëzhgim (VIDEO)

Pula: Tritoli në dyqanin e MCN u vendos 6 orë para shpërthimit. Një person po mbahet nën vëzhgim (VIDEO)

Gazetari Besmir Pula, thotë se një person është duke u mbajtur nën vëzhgim dhe monitorim, i dyshuar si autori i vendosjes së tritolit në dyqanin e MCN.

 

Duke folur për “MCN Live”, ai deklaroi se fakti që tritoli është vendosur gjashtë orë më parë, tregon se ka pasur një sofistikim për të humbur gjurmët.

 

Hetimet janë përqendruar tek një person konkret, ka dyshime dhe po mbahet nën vëzhgim një person që mund të ketë vendosur tritolin. Po mbahet në vëzhgim, po monitorohet me qëllim kapjen e autorit, për të zbardhur më tej ngjarjen dhe pse është vendosur tritoli te dyqani i MCN. 

 

Nga kamerat e sigurisë rezulton se ky person e ka vendosur tritolin 6 orë para shpërthimit, në 22.30 minuta. Fakti që është vendosur gjashtë orë më parë, ka pasur një sofistikim për të humbur gjurmët nga autoritetet. Shpërthimi ka ndodhur në orën 04.30 minuta. 

 

Grupi hetimor është dashur të shohë gjashtë orë kamerat e sigurisë. Ky person është në statusin e personit të dyshuar. Pritet të shihet nëse ky person do të na çojë te porositësi. 

 

Në rastin e zotit Endri Meksit kemi përshkallëzim nga kërcënimet personale tek vendosja e tritolit. Është rast i rëndë, do të duhet të kemi rezultate konkrete nga ana e organeve kompetente. 

 

Duhet hetim nga policia dhe prokuroria, nëse kemi lidhje të ngjarjeve me njëra tjetrën. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy