Mjeku shqiptaro-amerikan: Besojini shkencëtarëve, unë i pari që do ta bej vaksinën (VIDEO)

Mjeku shqiptaro-amerikan: Besojini shkencëtarëve, unë i pari që do ta bej vaksinën (VIDEO)

Mjeku i njohur shqiptaro-amerikan Philip F. Çaushaj ka deklaruar se edhe pse shumë pranë vaksinës situata do vazhdojë të jetë e rënduar.

Çaushaj është shprehur se vaksinat e para do të bëhen për personelin mjekësor, ndërkohë që për popullin kjo ditë duket pak e më largët dhe si pasojë do të ketë ende infektime dhe vdekje nga koronavirusi.

“Jemi akoma në një krizë, sepse si në Amerikë dhe Shqipëri  rriten numrat çdo ditë.Edhe nëse del nesër vaksina në Amerikë, të parët do ta marrin doktorët dhe infemierët.Kjo do të thotë që populli do ketë akoma infektime dhe vdekje, dhe jemi duke u future në dimër të vështirë” është shprehur mjeku, në një intervistë për TVT.

I pyetur në lidhje me teoritë konspirative që qarkullojë mbi efektet anësorë të vaksinës, mjeku Çaushaj është shprehur duhet të besojmë tek shkencëtarët. Ai deklaroi se sapo vaksina  të jetë e disponueshme në spitalin ku ai punon dhe do të jetë i pari që do ta bëjë.

“Vaksinat janë shumë të sigurta, për një javë do i kemi vaksinat dhe unë do jem i pari që do ta bëj bashkë më familjen time.” ka thënë ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy