Pasi fitoi mandatin e kryebashkiakut të Himarës Fredi Beleri kërkoi heqjen e masës së sigurisë “arrest me burg”.
Sot në 11:00 nis seanca në Shkallën e Parë të GJKKO, ku Beleri kërkon revokimin e masës së sigurisë.
Arsen Rusta raporton se:
Mbetet i hapur versioni për t’i dhënë atij lirinë me kusht, pasi provat dhe faktet që Prokuroria ka mbledhur s’mund të rrezikohen më nga kryebashkiaku Fredi Beleri. Avokatët kërkojnë momentin e parë të procedimit penal të shpallet i pavlefshëm, është ajo e regjistrimit të veprës penale. Sipas tyre Policia dhe Prokuroria e Vlorës nuk janë kompetente dhe do të duhej që të gjitha veprimet të ishin kryer nga BKH dhe SPAK.
Prokuroria e Vlorës thotë që ishim në kushtet e flagrancës, kjo është arsyeja pse kemi vepruar dhe i kemi provat. Kokaveshi thotë jo vetëm që s’kam dhënë para, por jam arrestuar disa orë pas ndalimit të Fredi Belerit, dhe ku jam paraqitur te Komisariati jam ndaluar”.
Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale, bashkë me mikun e tij Pandeli Kokaveshi, me akuzën e blerjes së votave, çka shkaktoi reagime të forta nga Athina zyrtare.



