Hamasi është një organizatë terroriste, e cila nuk përfaqëson aspak aspiratat legjitime të popullit palestinez. Përkundrazi, i pengon ato.
Mënyra se si do të ndalet Hamasi është e rëndësishme. Populli palestinez nuk duhet të paguajë çmimin për të.
Kështu thotë kryetarja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola, nga Parisi ku u takua me presidentin francez Emmanuel Macron.
Po ashtu Metsola tha se përgjigja e Izraelit duhet të jetë në përputhje me ligjin ndërkombëtar humanitar
"Ne jemi dëshmitarë të një krize të vërtetë humanitare në Gaza. Civilët nuk mund të jenë në shënjestër. Pengjet duhet të lirohen. Përgjigja e Izraelit duhet të jetë në përputhje me ligjin ndërkombëtar humanitar. Kjo është arsyeja pse Parlamenti Evropian ka bërë thirrje qartë për një pauzë humanitare, gjë që do të lejonte që të kurseheshin jetë të pafajshme dhe të shpërndahej ndihma ndërkombëtare për popullatën”, tha më tej Metsola.



