"Duhen vëzhgues nga Kuvendi për zgjedhjet në FSHF, por është e vështirë gjetja e bazës ligjore për këtë" (VIDEO)

"Duhen vëzhgues nga Kuvendi për zgjedhjet në FSHF, por është e vështirë gjetja e bazës ligjore për këtë" (VIDEO)

Rreth një javë më parë deputeti i PD-së, Luçiano Boçi kërkoi në Komisionin parlamentar të Edukimit që të ngrihet një grup monitorimi për të parë nga afër ecurinë e garës për kryetar të FSHF-së. Boçi thotë se kërkesa nuk ka si qëllim të ndikoj në garë, por për të mbajtur larg politikën nga sporti. Por megjithatë në një intervistë për TemA Tv ai thotë se edhe pas një jave asgjë nuk ka përparuar, pasi është e vështirë të gjesh hapësirë ligjore për ta bërë atë.

Ndërkohë Boçi njofton se ai nuk ka fakte për ndërhyrjen e politikës dhe iu referohet përfshirjes së bashkive, që janë me Statut anëtarë të Asamblesë së FSHF-së. Në përfundim, deputeti i PD-së thotë se gara për kreun e FSHF-së nuk është transparente.

Ndërkohë statuti i Federatës shqiptare të futbollit përcakton që për të mbikëqyrur garën për kreun e FSHF-së ngrihet brenda strukturave një komision i posaçëm monitorimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy