
Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, do të vizitojë Kosovën nga data 27 deri më 29 qershor.
Lajmi është bërë i ditur sipas një njoftimi të Zyrës së BE-së në Kosovë. Gjatë vizitës së tij, Lajçak do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe me liderë të partive kryesore opozitare dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.
Në njoftim thuhet se gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, ai do të vizitojë Prizrenin dhe veriun e Kosovës.



