Brigitte Macron nuk do të ketë statusin e Zonjës së Parë. Lajmin e bën të ditur BFMTV, i cili u referohet burimeve pranë Pallatit Elize.
Sipas këtyre të fundit, në ditët e ardhshme do të njoftohet në lidhje me “kartën e transparencës”, për të sqaruar rolin e gruas së presidentit Macron.
Ndërkohë në peticionin online kundër krijimit të statusit të Zonjës së Parë për zonjën Macron janë mbledhur 220 mijë firma.



