Deputeti i PS sulmon kreun e spitalit Kavajë: Pijanec dhe ordiner

Deputeti i PS sulmon kreun e spitalit Kavajë: Pijanec dhe ordiner

Deputeti i Partisë Socialiste në Kavajë, Parid Cara ka kritikuar sistemin shëndetësor në këtë qytet, duke sulmuar drejtpërdrejt drejtorin e spitalit të Kavajës, Përparim Daiu.

Deputeti e quan “njeri të korruptuar, pijanec dhe ordiner” e thotë se për këtë rast i është ankuar edhe ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, por ku i fundit nuk i ka dhënë asnjë përgjigje deri më tani.

“Spitali i Kavajës prej kohësh drejtohet nga një njeri i korruptuar, ordiner e pijanec. Përparim Daiu nuk mund të jetë fytyra e qeverisjes sonë në Kavajë. Disa here i kam kërkuar Ministrit largimin e këtij të papërgjegjshmi, që rrezikon jetët e njerëzve për të mbushur xhepin e tij, por nuk kam marrë përgjigje. Shpresoj që ky rast i fundit të ndërgjegjësojë të gjitha institucionet për të vënë dorë në Spitalin e Kavajës. Unë, deputeti i kësaj zone, do ta ndjek deri në fund këtë çështje”, shkruan në rrjetin social Facebook deputeti socialist.

Parid Cara sjell rastin e fundit të një qytetari për të treguar se sa e rënduar është situata në këtë spital.

"Korrupsioni dhe papërgjegjshmëria në Spitalin e Kavajës ka arritur tashmë në një nivel aq të lartë saqë askujt duket se nuk po i bën më përshtypje. Dje është shënuar një aksident në qytet dhe të afërmit e dërguan të plagosurin me shpejtësi në spital. Por mjekët atje rekomanduan që të ndiqej në spitalin e Durrësit pasi kushtet ishin më të mira. Por me papërgjegjshmërinë më të madhe, i plagosuri është transportuar me ambulancë, pa mjek dhe pa bombul gazi duke rënë në koma", denoncon deputeti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy