
Ka ndërruar jetë në moshën 119-vjeçare japonezja e cila njihej si gruaja më e vjetër në botë. Lajmi është bërë sot me dije nga autoritetet lokale.
Kane Tanaka, lindi në 2 janar të vitit 1903 në fshatin e vjetër të Wajiros, që sot është pjesë e Fukuokas në Jug të ishullit Kyushu.
Ajo kishte jetuar në zona të ndryshme të Japonisë dhe kishte si qëllim të arrinte moshën 120-vjeçare.
Kane Tanaka ishte njohur nga Rekordet Guiness si gruaja më e vjetër në botë, që në vitin 2019.



