Demollari lexon letrat Tarot, shenjat më të favorizuara të javës

Demollari lexon letrat Tarot, shenjat më të favorizuara të javës

Astrologia Elena Demollari bën parashikimin javor të letrave Tarot për çdo shenjë, nga ato më me fat tek ato më pak të favorizuarat.

Në emisionin “Zgjohu me MCN” ajo zbuloi edhe shenjat më të fuqishme të javës.

Dashi

Një diplomë, një master që do marrin në punën e tyre do ju mundësojë sukses, por duhet të kenë kujdes me shoqëritë false. Fejesa, martesa, tavolinë ditëlindje. Të bëhen gati se do të marrin lekë të papritura dhe do kenë mundësi të mira.

Demi

Duhet të kenë kujdes, pasi do të përballen me tradhti. Të lindurit e kësaj shenje kanë një thikë pas shpine gjatë kësaj jave. Dikush e ka prerë në besë ose do e presë në besë. Mund të ketë një pushim pune gjatë kësaj jave. Do ketë ndryshim radikal dhe transformim si në punë, dashuri dhe në çdo drejtim. 

Binjakët

Në të kaluarën e tyre kanë kaluar trauma, aksidente, duhet të kenë kujdes probleme me shëndetin. Nga ana shpirtërore do të jenë të qetë. Rrota e fatit do të jetë në anën e tyre dhe kjo javë do të jetë në anën e tyre.

Gaforrja

Të lindurit e kësaj shenje do të përballen me sherre, debate dhe mosmarrëveshje. Mund të kenë pak bllokime mendore dhe duhet të çlirohen nga energjitë negative. Duhet kujdes me personat me dy fytyra. Mund të kenë udhëtime të gjata, por edhe rritje financiare.

Luani

Mund të kenë patur një lidhje ndahu-bashko më parë dhe mund të jenë lënduar. Gjatë kësaj jave mund të ketë ndonjë ndarje, divorc. Duhet të kenë kujdes, pasi lidhur me dashurinë do jenë zemërthyer. Do jenë të vendosur dhe do kenë një familje të kompletuar.

Virgjëresha

Kjo javë do jetë e mbingarkuar, mund të thotë për momentin do dorëzohet, por do të çelë diçka e re. Do të qartësohen nga hijet dhe personat e palëkundur. Do kenë një ngritje ekonomike financiare gjatë kësaj jave.

Peshorja

Duhet të tregohet kujdes me personat e ftohtë në komunikim të cilët akumulojnë energji negative. Do kenë një stabilitet. Do të bëjnë udhëtime të gjata. Në dashuri do të jenë pak konfuz, por do arrijnë që të qetësohen gradualisht. Nga pikëpamja financiare do të jenë të stabilizuar.

Akrepi

Dikush ka lexuar mendimet tuaja dhe kërkon hakmarrje dhe xhelozi. Duhet të kenë kujdes nga personat negativë. Keni pasur lëkundje financiare, por do të ketë përmirësim dhe në të gjitha drejtimet do të dalin të fituar. Priten lajme të mira.

Shigjetari

Janë shumë luftarakë për veten e tyre dhe do ecin përpara. Do të përballen me persona xheloz. Do të kenë ngritje ekonomike-financiare dhe balancim.

Bricjapi

Udhëtim, tregti dhe biznes. Keni të bëni me persona autoritar. Do të ketë një stabilitet dhe nëse kanë pasur probleme do të gjejnë rrugëzgjidhje. Do të kenë nisma pozitive dhe nën drejtimin e Uranit çdo gjë do të jetë mirë.

Ujori

Janë në kërkim të diçkaje, por duhet të kenë kujdes lidhur me shëndetin. Në çështje prone apo biznesi, do të ketë përmirësime. Këtë javë do të jenë mirë dhe do të kenë udhëtime të gjata.

Peshqit

Duhet të kenë kujdes sepse do të shpenzojnë para dhe do të kenë humbje financiare. Janë persona që punojnë dhe pavarësisht humbjeve do të ringrihen. Nuk paraqiten probleme shëndetësore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy