Në kërkim për shitje droge, kapet në Fier

Në kërkim për shitje droge, kapet në Fier

Një person i shpallur në kërkim për shitje droge, është vënë në prangat e policisë së Fierit në kuadër të operacionit të koduar “Peshtani”.

Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, uniformat blu vunë në pranga shtetasin Dashamir Muçaj, 61 vjeç, banues në fshatin Peshtan Bregas.

61-vjeçari u shpall në kërkim 3 javë më parë, në kuadër të operacionit “Peshtani”, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me djalin e tij, shtetasin J.(E.) M., 37 vjeç, i arrestuar më 15 nëntor për veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy