Të moshuarit që jetojnë vetëm janë ata që e kanë më të vështirë përballjen me situatën e krijuar nga koronavirusi.
Familjarët e një zonje nga Shkodra kontaktuan me TvT përmes emailit, duke kërkuar ndihmë për nënën e tyre, një 80-vjeçare që vuan nga probleme të zemrës.
TvT kontaktoi me zonjën M.C., banore e qytetit të Shkodrës, e cila tha se fëmijët e saj aktualisht jetojnë në Francë dhe e kanë ta pamundur ta ndihmojnë.
Gruaja tha se nuk ka simptoma që lënë dyshime për koronavirus, por ka nevojë për asistencë mjekësore dhe kontrollet rutinë në spital, por e ka të pamundur të njoftojë ambulancën.
TvT kontaktoi Bashkinë e Shkodrës, e cila u shpreh e gatshme për ta zgjidhur problemin e 80-vjeçares, duke njoftuar menjëherë autoritetet shëndetësore.



