Bisedimet me Shqipërinë, Kotzias u përgjigjet kritikëve: Çështja çame nuk ka për t'u diskutuar, Vorio Epiri s’është yni

Bisedimet me Shqipërinë, Kotzias u përgjigjet kritikëve: Çështja çame nuk ka për t'u diskutuar, Vorio Epiri s’është yni

Duke iu përgjigjur kritikave të shumta brenda vendit të tij për negociatat me Shqipërinë, ministri i Jashtëm i Greqisë, Niko Kotzia, ka deklaruar se çështja e Çamërisë nuk po diskutohet dhe nuk ka për tu diskutuar, duke theksuar se qeveria e vetme që pranoi diskutime të tilla ishte e Demokracisë së Re ne vitin 1990

Ai theksoi se në të njëjtën kohë "është qesharake të besohet se Vorio Epiri i përket Greqisë. Duhet të merremi vesh.  A i njohim kufijtë e formuar nga Akti Final i Helsinkit? A e njohim Aktin Final të Parisit të vitit 1926? A i njohim rezultatet e dy luftërave botërore? A e njohim Ligjin Ndërkombëtar dhe duam të mbështetemi në të? "

Sipas tij, opozita greke duhet te jete e arsyeshme, nderkohe qe theksoi se duhet te kihet mire parasysh se çfarë ndodh kur kërkohet ndryshim kufijsh. Ai kujtoi në këtë rast, variantet më të këqija sipas tij të politikës së jashtme turke, kur qëllimi ishte rishikimi i kufijve, kushtet dhe sjelljet.

"Këto nuk janë lojëra. Sepse disa te Demokracia e Re thonë gënjeshtra të paskrupullta, gjoja se ne po shkëmbejmë “Çamërinë” me Vorio Epiri” e të tjera si këto. Ata duket të harrojmë se ajo që ne tani e quajmë Vorio Epiri i takon sot në një shtet sovran, i pavarur. Po qe kështu le të na e thonë direkt. Duan ndryshim të kufijve? Apo vazhdojmë të besojmë në të Drejtën Ndërkombëtare dhe të vërtetojmë dhe zbatojmë marrëveshjet ndërkombëtare?", tha shefi i diplomacisë helene për radion greke “to kokkino 105.5”.

"Këto janë çështje serioze, nuk janë lojëra të fatit", vazhdoi më tej Kotzias, "duke akuzuar opozitën kryesore se po luan me të ardhmen e vendit. Karakteristikat e ND dhe të PASOK në të kaluarën, janë se me këto çështje ata krijojnë probleme, nuk i zgjidhin ato".

Duke iu referuar çështjeve gjeopolitike në rajon, ministri grek tha se Turqia "donte të formonte baza (detare në Durrës, Shqipëri) dhe në Maqedoninë veriore. Me politikën tonë ne ishim të prerë pasi është në interesin tonë që këto vende të kenë një orientim evropian ". 

Ndërsa për marrëveshjen për çështjen e emrit të Maqedonisë, e cila rrezikoi mandatin e qeverisë së kryeministrit Tsipras, ministri i Jashtëm ka përsëritur se ajo ishte një marrëveshje e dobishme për Greqinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy