Juristi Redon Meksi, ruajtjen e dosjeve nga 2 deri në 40 vite edhe kur merr pafajësi, e sheh si mënyrë për të bërë pis.
Duke folur për emisionin “FactCheck” në MCN TV, Meksi deklaroi se kur do të reformosh një kod, mënyra si duhet të veprojë prokuroria dhe gjykata, është për të përshtatur rrethanat e reja të jetës, çfarë ka ndryshuar në botën e sotme, interneti, informatika dhe e dyta për të ulur dënimet e mëparshme.
Fashikulli është vetëm për të bërë pis, kur do i duhet herë pas here, që të nxirret dokumenti se një person ka qenë i arrestuar për vrasje, edhe pse mund ta ketë marrë pafajësinë.
Është për të bërë pis, ata mund të dënojnë dhe të marrin të pandehur kë të duan nga ne. Më merr të pandehur, por prapë më ke bërë pis.
Për prishjen e imazhit ku do e kërkosh dëmshpërblimin, media do thotë që ne bëmë një fashikull, është i vërtetë, pro ti ke dalë i pafajshëm.
Kundravajtjet penale nuk dalin tek fashikulli penal. Për çfarë po i ruajnë, që të nxjerrin dhe dëshminë e penalitetit më vonë.
Mbase duan të heqin ligjin e dekriminalizimit. Por bazuar në këtë ligj dhe i dënuar të jem, unë prapë mund të kandidoj.
Si rregull pushimi duhet të vendoset aq sa kanë parashkrimin, nuk ka pse ta kalojë parashkrimin e çështjes.
Ti po e ruan sa parashkrimi, me ndryshimet e Kodit Penal, vrasja nuk parashkruhet. Ke dhe dënime të tjera që kalojnë 25 vjet deri në burgim të përjetshëm.
Në momentin që gjendet një provë e re, mund të rihapet çështja. Nëse ka pushim të çështjes, riçelja e hetimit do bëhet nga e para.
Prova e re tregon që ti je fajtor, ka dyshim. Por të gjitha provat do shihen si lidhen njëra me tjetrën.
Është deri diku i ngjashëm me sigurimin e shtetit se të mbash për 40 vjet pafajësinë, që të thuash se ke qenë një herë nën hetim, ke qenë i pandehur, për çfarë të duhet.
Është si njolla në biografi që folëm për sigurimin e shtetit. Kur i duhet për të nxjerrë, të nesërmen dalin në media, del direkt.
Ruajtja e fashikullit kaq gjatë, ky akt nuk është në juridiksionin e saj, duhet të shkojë në Administrative.



