Janë certifikuar sot pesë ekspertët që do të përdorin “makinën e së vërtetës” për Anëtarët e Byrosë Kombëtare të Hetimit që do ti nënshtrohen testit të poligrafit, për kreun e BKH-së. Ky proces do të drejtohet nga kreu i SHÇBA-së, Muhamet Rrumbullaku.
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, ka marrë pjesë sot në çertifikimin e Njësisë së Ekspertëve të Poligrafit në SHÇBA, së parës njësi prej 5 ekspertësh në Shqipëri që do të kryejë testin e poligrafit- testin me makinën e së vërtetës tek anëtarët e SPAK dhe BKH, një investim ky i SHBA.
“Punonjësit e Byrosë Kombëtare të Hetimit do t’i nënshtrohen testit të poligrafit”, tha Kim, duke e vlerësuar mjaft procesin që ka nisur në Shqipëri në kuadrin e Reformës në Drejtësi.
“Jam shumë e kënaqur për të certifikuar suksesin e 5 studentëve. Instruktorja e tyre ka vlerësuar në mënyrë të përsëritur përkushtimin e tyre dhe disiplinën.
Është një moment i rëndësishëm në jetën e të diplomuarve por edhe një moment i rëndësishëm në jetën e Shqipërisë. Shqipëria ka ligjin e ri, ligjin e SPAK që kërkon që të gjithë punonjësit e BKH t’i nënshtrohen poligrafit. Ata janë një tjetër armë në arsenalin e Shqipërisë për të luftuar korrupsionin, një tjetër mundësi për të forcuar shtetin ligjor.
Jemi këtu për të përuruar edhe njësinë e poligrafit në SHÇBA. Kjo njësi do fillojë të kryejë kontrollin e kandidatëve për drejtimin e BKH.
Shqipëria ka ligjin e ri ligjin për SPAK. 5 ekspertët do të kontrollojnë kandidatët e SPAK.
Paisja e dhuruar nga SHBA do të siguroja aftësinë për tu zbatuar. Ata janë një tjetër armë arsenale e Shqipërisë për të luftuar korrupsionin dhe një tjetër mundësi për të zbatuar shtetin ligjor. Përceç të festuarit për ekzaminimin sot jemi për të uruar formimin e poligrafit.
Drejtor Rrumbullaku tani i takon njësisë tuaj të bëjë zbatimin e kësaj reforme. Zoti drejtor jam besimoplotë që do tja dilni mbanë. SHBA do të vazhdojnë të ndihmojnë në këtë detyre edhe gjatë vitit të ardhshëm.
Sikurse me përparimin në fusha të tjera të reformën në drejtësi SHBA qëndron krah qeverisë në zbatimin e reformave. Është thejsht një pikë ujë. Por gjithashtu i hedh sytë tek pusi i Skënderbeut.
Kështuqë dua tu them të diplomuarve sot unë besoj në ju, si dhe dua tu them popullit shqiptar unë besoj në ju”, ka thënë Kim.

Ndërsa Ministri Sandër Lleshaj u shpreh se me paketën “anti-KÇK”, qeveria ka marrë një përgjegjësi madhore.
” Me anti KÇK-në qeveria ka marrë një përgjegjësi madhore. Reforma në drejtësi është e pakthyeshme. Gjithçka do të bëhet në kohën e duhur dhe mënyrën e duhur. Poligrafi do të përdoret për SPAK dhe BKH-në. Poligrafi është një dhuratë nga SHBA-së për një reformë të vërtetë në Drejtësi.

Drejtori i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, Muhamet Rrumbullaku e ka cilësuar 2020 vitin e sfidave të mëdha.
Gjatë certifikimit të ekspertëve të poligrafit të SHÇBA për Byronë Kombëtare të Hetimit, ai u shpreh se drafti i ri do mundësojë ndryshimin e strukturave në SHÇBA.
Sipas Rrumbullakut,në të gjithë këtë veprimtari mbështetja kryesore janë partnerët kombëtarë.
‘Viti 2020 që sapo filuam si për çdo institucion është viti i sfidave të mëdha Drafi i ligjit të ri do mundësojë ndryshimin e strukturave.
Në të gjithë këtë vepriomtari të përbashkët kemi kujdesin e partnerëve europian Kështu krahas të gjithë instrumentave të tjerë që ligji ngarkon, i shtohet dhe një instrument për të ekzaminuar dhe mbajtur pastër nga krimi’, tha ndër të tjera ai.



