Ngjeqari: Kalimi rreth Sheshit Skënderbej një torturë e vërtetë, 3 nënkalime do zgjidhnin trafikun

Ngjeqari: Kalimi rreth Sheshit Skënderbej një torturë e vërtetë, 3 nënkalime do zgjidhnin trafikun

Duke e cilësuar kalimin me makinë rreth Sheshit Skënderbej në Tiranë një torturë të vërtetë, inxhinieri Xhevahir Ngjeqari tha se ky problem është i zgjidhshëm. Siç u shpreh ai në emisionin “Arnautistan” në MCN TV  ndërtimi i 3 nënkalimeve do zgjidhte problemin e trafikut në kryeqytet.

“Nevojiten 3 nënkalime që të zhbllokohet qarkullimi. Një nga Rruga e Durrësit që të dalë direkt tek Rruga e Dibrës, një te Rruga e Kavajës në drejtim të Avni Rustemit dhe një tek Zogu I në drejtim të Universitetit Politeknik. Edhe nëse ndërtohet metroja e Tiranës është llogaritur që këto nënkalime të mos dëmtohen. Zhbllokimi i sheshit kryesor duhen bërë domosdoshmërisht. Kalimi sot rreth Sheshit Skënderbej është një torturë e vërtetë. Të gjitha makinat që bëjnë unazën e vogël janë të detyrueshme të kalojnë tek Torre Drrini që është rrugë shumë e ngushtë dhe harxhon kohë dhe karburant. Tre nënkalimet do ta zgjidhnin trafikun”, tha Ngjeqari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy