Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin rrugor Shkodër-Velipojë.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 01:15 të mëngjesit të sotëm ku një motoçikletë është përplasur me një makinë.
Nga aksidenti humbi jetën drejtuesi i motoçikletës Prekë Kokli, 60 vjeç.
Policia ka bërë ndalimin e drejtuesit të mjetit Përparim Papa, punonjës i policisë në Malësi të Madhe.
Nga ana e bluve vijojnë hetimet për zbardhjen e aksidentit.



