Drejtuesit e SHISH vodhën targat e SPAK-ut/ Rusta: Hetimi vijon, do pyeten Jurgen Kole dhe Elvis Lila

Drejtuesit e SHISH vodhën targat e SPAK-ut/ Rusta: Hetimi vijon, do pyeten Jurgen Kole dhe Elvis Lila

Një hetim i ri lidhet me përdorimin e një targe të një automjeti të Prokurorisë së Posaçme, e cila dyshohet se është marrë pa dijeninë e institucionit dhe më pas është përdorur në disa qytete të vendit. Gazetari Arsen Rusta në MCN Live raportoi se hetimi vijon dhe se SPAK ka vendosur të marrë në pyetje Jurgen Kolen dhe Elvis Lilën.

 

Sipas Rustës, bëhet fjalë për një automjet “Skoda” dhe për një targë që rezulton të jetë në pronësi të SPAK-ut, ndërsa nga verifikimet e kryera dyshohet se ajo është përdorur në periudhën kur institucioni po hetonte çështjen e AKSHI-t dhe po punonte edhe për lokalizimin e personave të kërkuar.

 

Nga hetimet që kanë nisur që në maj 2026, rezulton se një nga targat e automjeteve në pronësi të Prokurorisë së Posaçme është vjedhur dhe është dubluar në një automjet në pronësi të SHISH dhe më pas duke lëvizur në disa qytete të Shqipërisë, ndërsa automjeti me të cilin lidhej targa dyshohet se ishte parkuar pranë ambienteve ku ndodhej prokurori. Pra, targa e një automjeti të Prokurorisë së Posaçme ka lëvizur lirshëm në Elbasan, Durrës dhe qytete të tjera, madje duke rezultuar edhe në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

 

Rusta bëri të ditur se SPAK ka vendosur të marrë në pyetje Jurgen Kolen dhe Elvis Lilën, ndërsa theksoi se hetimi nuk lidhet vetëm me çështjen e targave, por edhe me sende të tjera që dyshohet se janë marrë gjatë periudhës kur po hetohej dosja e AKSHI-t.

 

SPAK ka vendosur të marrë në pyetje Jurgen Kolen dhe Elvis Lilën. Hetimi vijon të mbetet i hapur dhe, sipas të dhënave që kemi, askush nuk ishte njoftuar për marrjen e targës. Nga dosja, e cila konsiderohet ende sekret, janë një numër i konsiderueshëm faktesh materiale që SPAK po i analizon dhe është vendosur që Kole dhe Lila të pyeten jo vetëm për çështjen e targave, por edhe për asete të tjera të dyshuara si të vjedhura gjatë kohës që SPAK hetonte aferën e AKSHI-t dhe paralelisht kërkonte edhe lokalizimin dhe arrestimin e Agasit dhe Beqirit.

 

Sipas gazetarit, çështja është diskutuar edhe në kuadër të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ndërsa pretendimet dhe rrethanat e hetimit mbeten pjesë e një procesi që është ende në zhvillim. 

 

Rusta theksoi se materialet e dosjes nuk janë bërë ende publike dhe se hetimi vijon për të sqaruar mënyrën se si targa ka përfunduar në përdorim dhe personat që mund të kenë pasur dijeni apo përfshirje në këtë episod.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy