Vdes në moshën 68-vjeçare ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes

Vdes në moshën 68-vjeçare ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes

Vdes në moshën 68-vjeçare ish-sekretari i Mbrojtjes Ash Carter, i cili në dy vitet e fundit në administratën Obama, hapi dyert për gratë të merrnin pjesë në operacionet luftarake dhe i dha fund ndalimit të personave transgjinorë që të shërbenin në ushtri.

Zoti Carter vdiq nga një goditje në zemër të hënën në mbrëmje, sipas një deklarate të lëshuar të martën nga Douglas Elmendorf, dekan i Shkollës Kennedy të Universitetit të Harvardit.

Zoti Carter kishte shërbyer si drejtor i Qendrës Belfer për Shkencën dhe Çështjet Ndërkombëtare të shkollës.

Përpara se zoti Carter të emërohej sekretar i Departamentit të Mbrojtjes, ai shërbeu në administratën e Presidentit Barack Obama si zyrtari kryesor mbi çështje të prokurimit ndërsa mbikëqyrte përpjekjet e departamentit për të çuar më shumë se 24,000 automjete kundër minave në Irak dhe Afganistan.

Në atë kohë, mijëra trupa amerikane po gjymtoheshin ose vriteshin nga bombat në anë të rrugës, sepse nuk kishte mbrojtje adekuate në automjetet që përdornin. Zoti Carter shpesh përmendi zhvillimin dhe prokurimin e shpejtë të këtyre automjeteve si një nga arritjet e tij kryesore.

Ash Carter, i lindur në Filadelfia, shërbeu si Sekretari i 25-të i Mbrojtjes dhe “asgjë nuk i jepte kënaqësi më shumë sesa të kalonte kohë me trupat, duke bërë udhëtime të shpeshta në Irak dhe Afganistan për të vizituar forcat amerikane me gruan e tij Stephanie”, tha familja e tij në një deklaratë. “Carter gjithmonë e linte mënjanë politikën; ai u shërbeu presidentëve të të dyja partive në pesë administrata”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy